E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…
Kur Krusita hyri në shtëpi, tha se njihte Mateon, por ai nuk e tha i pari këtë dhe pati një lloj stepje…
Ata të dy janë nga Elbasani. Elbasani i vogël është njihen me njëri-tjetrin. Po njihemi në Tiranë, që themi se Tirana është e madhe. Mund të aludojmë që kanë pasur diçka, edhe kjo mund të jetë. Nuk ka asgjë të keqe. Shumë interesante, por do dalë surprizë. Nëse ata mund të kenë pasur ndonjë gjë, mund të kenë qenë të lidhur më parë, nuk do doja të bëheshin si ky trekëndëshi Ina-Stelina-Keijsi. Mateo është shumë i mirë, shumë pozitiv, shumë djalë me sedër.