Bota

May: Brexiti pa marrëveshje “nuk nënkupton fundin e botës”!

Kryeministrja britanike, Theresa May tha se dështimi për të arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropian para se Britania të largohet nga blloku “nuk nënkupton fundin e botës”. May ndodhet në Afrikë në një vizitë zyrtare, për të rritur lidhjet tregtare me Britaninë, pak para Brexitit që është planifikuar të ndodhë në  mars të vitit 2019.