Në mesin e pasigurive për procesin e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, i njohur ndryshe si Brexit, kryeministrja May propozon shtyrjen e tij, deri më 30 Qershor. Tashmë, kërkesa e rradhës e shefes së qeverisë së Londrës duhet të shqyrtohet nga BE-ja, nëse do të pranojë ose jo. Afati aktual për Brexit-in është 12 Prilli.