Në Shkodër, u zhvillua mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Malit të Zi, nën drejtimin e kryeministrave Rama dhe Markoviç. Rama vuri në dukje se promovimi i përbashkët i bukurive natyrore në hapësirën ndërkufitare dhe politikat e harmonizuara në mbrojtje të mjedisit, mundësojnë rritjen e kapaciteteve për të pritur më shumë turistë. Ndërkaq, theksoi se Shqipëria e Mali i Zi kanë punë për të bërë sa i takon shkëmbimeve tregtare. Edhe kryeministri i Malit të Zi, Markoviç nënvizoi se duhet avancuar në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve fqinje.