Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste mblidhet në këto çaste ku do të raportohet mbi performacën e qeverisë dhe të procesit të bashkëqeverisjes. Sipas axhendës, do të merret vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së PS për 2018-n. Pika e parë e rendit të ditës do të jetë fjala e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama. Më pas, do të raportohet për performancën e qeverisë, e shoqëruar nga një raportim e koordinatores kombëtare, Elisa Spiropali. Asambleja Kombëtare do të miratojë edhe një udhëzim për zhvillimin e llogaridhënies publike.