Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD. Në mbledhje do të diskutohen ndryshimet statutore. Statuti do të vazhdojë të mos jetë pengesë për rikandidimin e Bashës, nëse humbet edhe zgjedhjet parlamentare të 2021-shit. Kjo pritet të ngjallë debat nga kritikët e tij brenda partisë. Ndryshimet statutore do t’i nënshtrohen votës finale në Kuvendin Kombëtar të 28 prillit.