Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vuri në dukje se shteti që drejton është duke punuar për të siguruar fonde për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore, pas arritjes së një marrëveshjeje që u mundëson shteteve europiane të blejnë armatim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe t’ia dorëzojnë Kievit, teksa duhet të mbrohet nga pushtimi rus.
Presidenti i Shteteve të Bashkuar do të na i transferojë, shesë këto sisteme. Detyra jonë është të gjejmë financim për 10 sistemet, deklaroi Zelensky në disa komente të publikuara sot.
Ai shtoi se tashmë Ukraina ka gjetur financim për tre sisteme, dy nga Gjermania dhe një nga Norvegjia.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë kritik ndaj politikave të administratës së Joe Biden-it për të ofruar ndihmë për Kievin në vlerë miliarda dollarë, si dhe miratoi shitjen e armëve për Ukrainën, përmes vendeve anëtare të NATO-s.
Zelensky deklaroi se Uashingtoni dhe Kievi ranë dakord në lidhje me një marrëveshje në vlerë 10 deri në 30 miliardë dollarë, që Ukraina t’iu shesë dronë Shteteve të Bashkuara.
Me Amerikën dhe presidentin Trump jemi pajtuar që ata do të blejnë dronë prej nesh. Kjo marrëveshje është në fuqi, u shpreh mes të tjerave presidenti Zelensky.
Lufta ruse në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti Vladimit Putin e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.