Botë e Çuditshme

Me dhomën e tyre personale…/Çifti i dashuruar adoptojnë dy mace dhe i trajtojnë si fëmijë!

Çifti i ri, Hannah Whitmore dhe Tommy Taylor nga Britania e Madhe kanë adaptuar dy mace, të cilat i trajtojnë si fëmijë. Ato kanë dhomën e tyre të gjumit, të cilën Hannah dhe Tommy e kanë mobiluar me një krevat dopio, shtretër macesh dhe shumë lodra. Hannah zbuloi se ajo shpenzoi 300£ për të dekoruar dhomën e përsosur të gjumit dhe 100£ të tjera çdo muaj për t’u kujdesur për to.

Ndërkaq, Hannah ka shprehur se:

Macet kanë lodra të panumërta. Unë u bëj atyre një tortë për ditëlindjet e tyre dhe marrin dhurata sezonale, si çorape të Krishtlindjeve dhe vezë të Pashkëve. Nëse shkojmë në një shtëpi më të madhe kur të kemi fëmijë, dhoma për to do të duhet të jetë dy herë më e madhe.

Rikujtojmë, se Nala është macja më e famshme në botë, pasi ka 4,5 milionë ndjekës në Instagram dhe një pasuri prej 100 milionë dollarësh. Kjo mace, e cila jeton me pronaren e saj Pookie në Los Angeles, ka nisur të spikasë në rrjetet sociale që në vitin 2012.