Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities Film & Tv Gossip

“Më i miri për mua është…”/Ja kush e meritonte fitoren e BBV sipas Valbona Mhillit…

Është padyshim fenomeni mediatik i këtij viti, shumë i ndjekur dhe i komentuar. “Big Brother” në kohën e rrjeteve sociale është shumë e vështirë t’i shpëtosh. Mbrëmjen e datës 19 Prill në Top Channel, u mbajt finalja e madhe e edicionit të katërt të ‘reality show’-t i cili ka thyer rekorde.

Top Albania Radio ka qenë live mbrëmjen e finales së madhe në Tapetin e Kuq të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të mos humbisnit asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë premtoi vetëm surpriza.

Në një intervistë të shkurtër Valbona Mhilli u shpreh se:

Jemi në finalen e madhe dhe do të presim katër finalistët Rozanën, Laertin, Gjestin dhe Eglin. Le të shohim se kush do të fitojë, por me siguri të gjithë e presim që sonte të fitojë Kingu, Gjesti. Kështu që uroj që Gjesti të marrë sonte çmimin e parë dhe do të jemi duke e pritur me duartrokitje. Jam i sigurtë që i gjithë publiku sot do të jetë i zjarrtë dhe do të jetë i ndarë dhe duke bërë tifo për konkurrentin e tyre të preferuar. Le të fitojë sonte më i miri por për mua është Gjesti.