Health & Beauty Lifestyle

Më në fund ka një përgjigje! Nëse keni vështirësi për t’u zgjuar në mëngjes mund të keni…

Nëse keni vështirësi të mëdha për t’u ngritur nga shtrati në mëngjes, mund të jeni duke përjetuar një gjendje të quajtur “disani”.

Kjo është një formë ekstreme e lodhjes, e cila e bën të jashtëzakonshme nisjen e ditës, edhe kur jeni pushuar mjaftueshëm.

Disania është më shumë se thjesht një lodhje e zakonshme. Ajo mund të jetë shumë e rëndë dhe shpesh lidhet me probleme të shëndetit mendor si depresioni, ankthi, ose me kushte të tjera shëndetësore si lodhja kronike.

Kjo gjendje mund të ndikojë thellësisht në jetën e përditshme, duke e bërë të vështirë fillimin e aktivitetetve të ditës.

Në dallim nga lodhja normale, disania është një ndjenjë dërrmuese që nuk kalon thjesht me pushim, por kërkon kujdes dhe vëmendje të specializuar për t’u menaxhuar.

Nëse keni vështirësi të vazhdueshme për t’u ngritur dhe nisur ditën, mund të jetë e nevojshme të shqyrtoni faktorët e mundshëm që mund të ndikojnë në gjendjen tuaj fizike dhe mendore.