Celebrities Gossip Showbiz

Me rastin e 6-vjetorit të lindjes, Majk i dedikon të birit fjalët më të ëmbla!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

E një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së tij është padyshim dhe i biri i tij. Roan sa vjen e rritet dhe më shumë e Majk nuk i kursen postimet nga momentet që kalon me të. Më i fundit në fakt ka qenë një urim shumë i ëmbël që ai i ka bërë vogëlushit me rastin e 6- vjetorit të tij duke e shoqëruar me disa foto shumë të bukura ku shfaqen së bashku si babë e bir.

Urime ditëlindja e 6, zemra e babit 

Para vetëm katër ditësh, Majk solli projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me artisten Diona Fona. ‘Po pi’ në kaq pak kohë pas publikimit ka arritur afro 1 milion klikime në platforëm YouTube duke rezultuar një duet mjaft i suksesshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=xTqX3bxrzPM