Celebrities Gossip Showbiz

Një bashkëpunim muzikor mes Majk dhe këngëtares së njohur shqiptare?

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

Ditën e sotme Majk ka treguar se shumë shpejt do të publikohet bashkëpunimi muzikor me një nga këngëtaret e njohura shqiptare, Diona Fona, një bashkëpunim që askush nuk e priste. Të dy kanë postuar në rrjete sociale pak nga kënga e tyre e re.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Së fundmi  artisti solli një projekt të ri muzikor që u publikua në 1 dhjetor të titulluar “E pa shpirt” që rezultoi një sukses i vërtetë thënë kjo nga fakti se në vetëm kaq pak kohë një këngë solo ka arritur të ketë miliona klikime në platformën YouTube.