Këngëtari Endri Prifti ka ndarë një moment shumë personal gjatë intervistës së tij në emisionin ‘Goca dhe Gra’, ku tregoi se është ribashkuar me djalin e tij të vogël pas tre vitesh pa u takuar.
Ai zbuloi se takimi ka ndodhur rreth katër muaj më parë dhe ka qenë një përvojë thellësisht emocionale.
Kam dy djem. Djalin e vogël e takova para katër muajsh, pas tre vitesh. Erdhi vetëm dhe më tha ‘më ka marrë malli’. Më iku truri fare, nuk ka gjë më të bukur se të jesh me fëmijët
-u shpreh Prifti, duke shtuar se mungesa e tij e kishte bërë të ndjehej bosh.
Artisti foli edhe për marrëdhënien me të atin, të cilin nuk e ka takuar për shumë vite për shkak të largësisë dhe rrethanave të vështira të kohës.
Megjithatë, ai theksoi se e ka falur plotësisht.
Në jetë i fal të gjithë. Babi ka qenë larg, s’e kam parë kurrë, vetëm në rrugë. Më vonë u takuam në një dasmë, por vitet kishin kaluar dhe ai nuk kishte më forcë. Kështu ishte jeta atëherë
-tha ai.
Prifti përfundoi duke theksuar rëndësinë e familjes dhe të afërsisë me fëmijët, të cilën e vlerëson më shumë se çdo gjë tjetër.