Një sasi prej 10 ton hashash u sekuestrua nga policia italiane në një ish-anije peshkimi oqeanike në ujërat e ishullit të Siçilisë. Në këtë operacion u arrestuan 9 persona, të gjithë anëtarë të ekuipazhit të anijes me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Droga u kap, pasi policia italiane monitoroi për 40 orë anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore.