Nuk i mjafton titulli “Dukeshë” dhe kjo është diçka që dihet pasi Meghan Markle shquhet për ambicien e saj.
Së fundmi 37-vjeçarja është bërë pjesë e revistës prestigjose “British Vogue” në pozicionin e redaktores.
Ajo ka punuar prej muajsh për numrin e shtatorit të revistës përkrah Edward Enninful i cili është kryeredaktor.
Kopertina e këtij muaji do të ketë në qendër femrat e industrisë të cilat janë frymëzim dhe forcë për të tjerat.
“Të isha redaktore e ftuar në numrin e shtatorit ka qenë shpërblyese, edukuese dhe frymëzuese. Ishin shtatë muaj pune të palodhshme” ,-shkroi ajo në një postim në rrjetin social Instagram.