Gossip

Meghan Markle publikon portretin familjar për festat!

Meghan Markle ka ndarë sot në Instagram portretin më të qartë familjar me Princin Harry dhe dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, duke uruar ndjekësit për festat e fundvitit.

Happy Holidays! Nga familja jonë tek e juaja

-shkruan Dukesha e Sussex krahas fotos.

imazh, Harry shihet duke e mbajtur Archie-n me përkujdesje, ndërsa babë e bir shkëmbejnë buzëqeshje plot dashuri.

Në anën tjetër, Meghan është përkulur pranë Lilibet-it, duke përkëdhelur dhe i mbajtur duart. Fotografia është realizuar nën dritën e diellit të Kalifornisë, ndërsa fytyrat e fëmijëve mbeten pjesërisht të fshehura, në përputhje me privatësinë që çifti ruan prej vitesh.

Publikimi i fotos u shoqërua edhe me një video “Happy Holidays” në faqen e tyre zyrtare, ku Archie dhe Lilibet shfaqen duke ndihmuar në një aktivitet bamirësie për ushqimin e të varfërve në Kaliforni, sërish pa u zbuluar plotësisht fytyrat e tyre.

Në të njëjtën ditë, çifti prezantoi edhe kartolinën e tyre festive, këtë herë pa fëmijët, si dhe njoftoi se fondacioni i tyre do të riemërtohet nga Archewell Foundation në Archewell Philanthropies, duke shënuar një fazë të re të angazhimit të tyre bamirës si familje.

Edhe pse kanë zgjedhur termin “Happy Holidays” në vend të “Christmas”, publikimi i portretit familjar është parë si një hap i rrallë dhe domethënës nga Meghan dhe Harry, të cilët vazhdojnë të jenë shumë të rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private të fëmijëve të tyre.