Showbiz

Meghan Markle reagon për herë të parë pas furisë së kritikave: “Nuk na e bëjnë aspak të lehtë”

Duket se ajo është në qendër të vëmendjes për gjithçka që bën dhe duket se për shumicën ajo vetëm gabon.

Artikuj të shumtë dhe emisione të ndryshme flasin pa fund për faktin se Dukesha e Sussex ka më ambicie seç duhet gjë që e shtyn të thyejë protokollet mbretërore, ashtu siç bënte dikur Princeshë Diana.

Meghan ka marrë kritika të shumta edhe për mënyrën e veshjes, marrëdhënien me Princ Harry si edhe për faktin se ka vendosur që djalin e tyre ta rrisin larg syrit të publikut.

Teksa ishte e pranishme në premierën e filmit “Lion King” në Los Angeles ku u pa duke shkëmbyer përqafime me Beyonce, Markle foli për herë të parë rreth këtij kaosi të madh në jetën e saj.

Këngëtari i famshëm Pharrell Williams u tha se duhet të tregohen të fortë dhe dyshja mbretërore ka mbështetjen maksimale nga Amerika.

“Jam shumë i lumtur për lidhjen tuaj. Dashuria është e pabesueshme, Mos e merrni kurrë për të mirëqenë, sidomos në mënyrën se si janë gjërat në ditët e sotme” ,-tha ai.

Meghan foli për herë të parë duke thënë: “Faleminderit, nuk na e bëjnë aspak të lehtë”.

Së fundmi gjithashtu mendohet se martesa mes Meghan dhe Harry është në krizë dhe se princi po mendon që të hyjnë në terapi të si çift.