Bota

Meksikanët zgjodhën Trump-in e tyre

18 muajt e fundit, Donald Trump ka sjellë dhimbje koke për shumë vende e ndoshta në Meksikë, më shumë se kudo. Nga tre kandidatët për presidentë, asnjëri nuk ishte më pak i përgatitur se fituesi, Andres Manuel Lopez Obrador, i njohur si AMLO, për t’u përballur me ngacmimet e Shtëpisë së Bardhë. Por, meksikanët e zgjodhën si personin që do të përballet me Trump-in. Marrëdhënia e Meksikës me SHBA-të nuk ishte në qendër të fushatës zgjedhore dhe as nuk renditej mes përparësive të AMLO-s, por çështja i prek meksikanët më shumë se gjithçka