Shpërthen një depo fishekzjarresh në Meksikë, 24 vetë humbën jetën, 40 të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi në Tultepec, që njihet si kryeqyteti i fishekzjarreve në Meksikë. Në të njëjtin vend janë shënuar shpërthime të ngjashme, me pasoja fatale dhe në 2016-ën e në fillim të këtij viti. Tregu i fishekzjarreve mban të punësuar mijëra persona dhe përpjekjet e autoriteteve meksikane për ta disiplinuar, kanë dështuar.