Pas një nate festive ku kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë tradicionale brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Gjesti dhe Egli kanë nisur mëngjesin me batuta dhe momente plot të qeshura.
Menjëherë pasi u zgjuan, Egli shkoi drejt e në dush, ndërsa Gjesti, me humorin që e karakterizon, nisi ta ngacmonte nga jashtë. Ai iu drejtua partneres së tij me ironi:
Qysh? Çfarë gruaje je ti, a burri është tmerr.
Duke vijuar me shaka për “jetën martesore”, këngëtari shtoi me ton lozonjar:
As kafenë s’ma ke bërë, asgjë. Krejt vetë i bëra. Asgjë nuk ndryshoi në jetën time. Vetë prapë, vetë.
Më pas, ai iu afrua dushit dhe kërkoi një puthje, të cilën Egli ia dha, duke sjellë një moment të ëmbël dhe intim mes çiftit.
Megjithatë, Gjesti nuk e la me kaq dhe vazhdoi të ngacmonte partneren e tij në stilin e tij të njohur:
As kafe… kështu nuk shkon. Krejt ata dëshmitarë le ta dinë, s’është duke shkuar mes nesh.
Momenti u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit e përshkruan si një skenë argëtuese dhe tipike për humorin e natyrshëm të Gjestit, që në mënyrë lozonjare e ngacmonte Eglin pas “martesës” së tyre brenda shtëpisë së famshme.