Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” ndodhi ceremonia e shumëpritur e dasmës mes çiftit Gjesti dhe Egli Tako. Ambienti u transformua në një skenë festive, me dekore të kuruara në detaje për të sjellë një atmosferë magjike brenda shtëpisë. Celebrimi u drejtua nga moderatori Ledion Liço, i cili udhëhoqi me emocion momentin kur çifti shkëmbeu premtimet e tyre për njëri-tjetrin. Gjesti emocionoi publikun me betimin e tij për Eglin, ku u shpreh:
Shpresoj që nuk do të lëndoj më dhe do të rri afër me mundësitë e mia, të dua.
Pas dasmës së organizuar në shtëpinë e “BBV” ku Gjesti dhe Egli i thanë “PO” njëri tjetrit, Rozana ka përgatitur krevatin e tyre duke e zbukuruar me petale trëndafilash.