Kancelarja Gjermane, Angela Merkel përgëzoi punën e Kryeministrit Bullgar, Bojko Borisov për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas Merkelit, popujt e Ballkanit duhet të punojnë shumë për të rritur mirëqënien e tyre. Më 17 Maj, në Sofje zhvillohet samiti kushtuar rajonit tonë, ndërsa Bullgaria ka presidencën e rradhës së Unionit.