Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Kinë. Një person është marrë peng dhe është vrarë me porosi të një familjeje të pasur. Bëhet fjalë për një burrë me sindromën “Dawn”, trupi i të cilit do të shkonte në krematorium në vend të të dashurit të tyre.
Disa rajone kineze nuk lejonin funeralet tradicionale por vetëm ato në furrat e krematoriumeve. Autori i krimit, i identifikuar vetëm me emrin Huang, ka marrë dënim të pezulluar me vdekje nga gjykata e lartë e Guangdong në 2017 për krimin. Huang ishte porositur nga familja të gjente një trup zëvendësues për krematoriumin por në vend që të siguronte një tjetër trup të vdekur ai vrau një njeri të pafajshëm.
Në Kinë preferohen kryesisht ceremonitë tradicionale të varrimit por ato ndalohen në disa rajone, për te shmangur funeralet me shpenzime ekstravagante nga te pasurit sic ndodh në provincën e Guangdong ku jeton familja në fjalë, ku janë të detyrueshme kremimet. Huang kishte rrëmbyer dhe më pas kishte vrarë një njeri me sindromën “Down” por asokohe vdekja nuk u vu re derisa një artikull u shfaq në media.
Huang kishte rrëmbyer dhe më pas kishte vrarë një njeri me sindromën “Down” por asokohe vdekja nuk u vu re derisa një artikull u shfaq në media.
Huang kishte hapur një njeri që mblidhte mbeturina në rrugë dhe i kërkoi të vinte me të në makinë. Më pas ai i kishte dhënë alkool derisa kishte humbur ndjenjat. Nuk është e qartë sesi viktima humbi jetën por trupi i tij ishte vendosur në arkivol dhe iu kalua familjes disa ditë më vonë.
Ata kishin paguar 107,000 huan (15 000$) për Huang dhe një ndihmësin e tij kur iu dorëzua trupi që më pas familja e kremoi në vend të të dashurit të tyre të vdekur. Këtë të fundit ata e varrosën fshehtësisht në varreza.
Viktima u shpall i zhdukur në 2017 dhe krimi u zbardh nga policia pas dy vitesh me arrestimin e Huang. Në shtator 2020, autori u dënua me dënim me vdekje, që më pas u ndryshua në burgim të përjetshëm.
Ndërsa familja që pajtoi Huang u shpallën fajtorë për “denigrim të kufomës”por nuk morën dënim me burg pasi raportohet se nuk ishin në dijeni se trupi zëvendësues ishte viktimë e vrasjes.