Bota Music

Merret vendimi! Ja si do të zhvillohet “Eurovision” në kohë pandemie!

Së fundmi është publikuar protokolli i gjerë anti-COVID-19 i Shëndetit dhe Sigurisë për Konkursin e Këngës “Eurovision”. Protokolli detajon masat që të gjithë individët e akredituar do të duhet që t’i respektojnë të gjitha për të marrë pjesë në konkursin që sivjet zhvillohet në Roterdam. Martin Osterdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovision-it tha se:

Fryma dhe tradita e Eurovisionit ka të bëjë me bashkimin e Evropës në një skenë dhe ne jemi akoma të vendosur për ta arritur këtë në Roterdam në maj. Ne jemi duke ecur përpara me planet tona për të prodhuar një garë të sigurt këngësh në Eurovision, me të gjithë artistët që interpretojnë live. Ky protokoll demonstron përkushtimin tonë për ta realizuar këtë, me shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve që marrin pjesë, përfshirë ekuipazhin dhe shtypin, përparësia jonë kryesore.

Testim i rregullt

Të gjithë atyre që marrin pjesë në ‘Eurovision’ nga jashtë u rekomandohet të hyjnë në karantinë për 5 ditë para nisjes për në Holandë dhe ata duhet të paraqesin teste negative të COVID-19.

Skenari B ‘i riafirmuar’

Një konkurs “normal” i Eurovision-it nuk mund të zhvillohej në rrethanat aktuale dhe se organizatorët ishin “akoma optimistë” që edicioni i 65-të i ngjarjes më të madhe në Evropë të muzikës live mund të zhvillohej nën ‘Skenarin B’ – një version i zvogëluar, por ambicioz i konkursit me masa të rrepta të shëndetit dhe sigurisë dhe distancimit shoqëror.  

Kujtojmë se këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.