Aktualitet

Meta në Shkodër për 25 vjetorin e vizitës historike të Papa Gjon Palit II

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, vizitoi Shkodrën në 25 vjetorin e vizitës historike të Papa Gjon Palit II dhe në kujtesë të veprës së martirëve të Kishës Katolike shqiptare. “Koha provoi se nacionalizmi agresiv do të përgjakte popujt e Ballkanit duke lënë pas frikë, urrejtje dhe armiqësi të mëdha e plagë ende të pashëruara”, – tha Meta. Presidenti shtoi se Ati Shenjtë u bëri thirrje të gjithë popujve të Ballkanit për të hequr dorë nga intoleranca fetare.