Aktualitet

Meta takon ministrin polak: Mundësi për një linjë ajrore direkte mes dy vendeve!

Presidenti Ilir Meta priti Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputowicz, duke vlerësuar mbështetjen polake për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Meta, vlerësoi tendencën në rritje të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve. Rritja e numrit të turistëve polakë na bën optimist për të ardhmen dhe për mundësinë e vendosjes së linjave ajrore direkte Tiranë-Varshavë, u shpreh Kreu i shtetit Shqiptar.