Sport

Miami, vitin e ardhshëm pritet të përqafojë Formula 1

Pista e Miamit pritet ti shtohet vitin e ardhshëm botërorit të Formula 1. Kjo është idea e komisionit të qytetit amerikan, që ka njoftuar se do të vendosë propozimin për një çmim të madh të Miami-t. Kjo ide duket se është pëlqyer mjaft nga pronarët amerikan të Formula 1, Liberty Media, që janë të gatshëm për të shtuar gara të tjera në Shtetet e Bashkuara, pas asaj të Austin në Teksas.