Kujtimet e Michelle Obamas janë në rrugë të mbarë për t’u bërë autobiografia më popullore deri më sot, sipas botuesit të saj. Libri, i titulluar “Becoming”, u botua fillimisht në nëntor dhe tashmë ka shitur më shumë se 10 milionë kopje. Në libër ish Zonja e Parë e Amerikës flet për përvojat e saj publike dhe private.