Showbiz

Michelle Obama pushon në Mallorca me vajzat, duke hedhur poshtë thashethemet për krizë në martesë!

Michelle Obama po shijon pushime luksoze në ishullin spanjoll të Mallorcës, në shoqërinë e vajzave të saj, Malia (26 vjeç) dhe Sasha (24 vjeç).

Të treja u fotografuan këtë javë gjatë një dreke në restorantin ekskluziv “Lobster Club” në Puerto Portals, Calvià.

Ish-Zonja e Parë, 61 vjeç, u shfaq elegante me një fustan shumëngjyrësh me motive të printuara dhe vathë të mëdhenj rrathë. Sasha kishte zgjedhur një pamje të thjeshtë, me një bluzë të bardhë dhe fund kafe, ndërsa Malia spikaste me një bluzë me pika blu të errët dhe fund të shkurtër xhins.

këtë udhëtim nuk ishte i pranishëm ish-presidenti Barack Obama, 63 vjeç. Megjithatë, pushimeve iu bashkuan James Costos, ish-ambasadori amerikan në Spanjë, dhe partneri i tij Michael Smith, i njohur për bashkëpunimin e gjatë me familjen Obama si dizajner i brendshëm, përfshirë edhe rinovimin e Zyrës Ovale në vitin 2010.

Grupi u fotografua i relaksuar në ambientet elegante të restorantit, i njohur për muzikën live, pishinën pa fund dhe pamjen mahnitëse mbi Mesdhe.

Megjithëse Barack Obama ka marrë pjesë vetëm në disa evente të fundit me profil të lartë, përfshirë funeralin e Presidentit Jimmy Carter dhe inaugurimin e Presidentit Donald Trump, Michelle ka hedhur poshtë zërat për krizë në martesë. Në një intervistë të fundit për “The Diary of a CEO” me Steven Bartlett, ajo i quajti thashethemet të pabaza dhe konfirmoi se marrëdhënia e tyre mbetet e fortë.