Sekretari amerikan, presion Turqisë për raketat ‘S-400’. Mike Pompeo shprehu shqetësimin e tij në lidhje me marrëveshjet ushtarake mes Rusisë dhe Turqisë, teksa u kërkoi këtyre të fundit, të tërhiqen nga blerja e raketave tokë-ajër. Në një takim me homologun turk, Pompeo argumentoi se ky lloj armatimi nuk përputhet me kapacitetet mbrojtëse të NATO-s. Gjithashtu, sekretari i Shtetit ngriti shqetësimin e Uashingtonit për burgimin e shtetasve amerikanë në Turqi.