Brezi Z (Gen Z) po ndjek një tendencë të re të njohur të fuqisë punëtore, mikro-turnet, orare pune fleksibël dhe që ndihmojnë ekuilibrin punë-jetë, për të përmbushur nevojat e punonjësve dhe punëdhënësve. Ndërsa kosto e jetesës vazhdon të rritet dhe besimi i konsumatorit bie ndjeshëm, një raport i ri tregon se punëtorët më të rinj dhe më të vjetër po shfrytëzojnë “mikro-turnet” për të ruajtur fleksibilitetin e për të menaxhuar përgjegjësitë personale.
Mikro-turnet janë turne ose orare fleksibël pune, të shkurtra (gjashtë orë ose më pak), që i lejojnë punonjësit të gjejnë një ekuilibër midis përgjegjësive të tyre si kujdesi, arsimi ose të bëjnë disa punë.
Raporti i fundit i Deputy “The Big Shift: U.S. 2025” tregon se kërkesa për këtë lloj fleksibiliteti është më e fortë midis punonjësve më të rinj. Mikro-turnet preferohen kryesisht nga Brezi Z, që përbëjnë 51.5% dhe shumica (63%) e punëtorëve me mikro-turne e shohin Inteligjencën Artificiale pozitivisht, duke e konsideruar si një mjet që përmirëson rolet në punë, në vend që t’i zëvendësojë ato.
Por, mikro-turnet nuk ka të bëjë me të punuarit më pak, ka të bëjë me punë më të zgjuar, duke u siguruar që çdo mikro-turn të krijojë përfitim dhe rezultate, si për punonjësin ashtu edhe për punëdhënësin, sipas Silvija Martincevic, CEO e Deputy.
Raporti tregon se mikro-turnet janë më popullore në industritë e mikpritjes dhe shërbimeve ku ka më pak kufizime rregullatore, krahasuar me sektorë si kujdesi shëndetësor. Gratë përbëjnë shumicën e atyre që punojnë me mikro-turne, por ato mbeten të përqendruara në punë shërbimi me paga më të ulëta.
Veçanërisht, gratë e reja (68% Brezi Z, 25% nga Mijevjeçarët) përfaqësojnë shumicën e punonjësve, me punë të shumëfishta për të menaxhuar presionet e kostove. Të dhënat e Deputy-t zbuluan gjithashtu se gratë po kalojnë në fusha pune me turne tradicionalisht të dominuara nga meshkujt, siç është logjistika.
Tre faktorë kryesorë që nxisin rritjen e mikro-turneve
Tre faktorë po nxisin popullaritetin e mikro-turneve: presioni ekonomik, teknologjia dhe një kërkesë në rritje për shërbime në shtëpi dhe shërbime që kërkojnë një “prekje” njerëzore, si kujdesi shëndetësor (+8.9%), kujdesi për të moshuarit (+3.8%) dhe mikpritja (+5.2%), veçanërisht nga familjet me të ardhura më të larta.
Së bashku, këto ndryshime krijojnë shtigje të reja për kujdestarët, prindërit, studentët dhe këdo që kërkon kontroll më të madh mbi kohën e tyre. Mikro-turnet mund të ofrojnë fleksibilitet për të përmirësuar aftësitë, për të eksploruar rrugë të ndryshme karriere në teknologji e për të fituar përvojë praktike. Me shfaqjen e IA-së, kjo nevojë për të mësuar vazhdimisht dhe një fokus i vazhdueshëm, në ndryshimin e karrierës së dikujt për të përmbushur tregun, është më e rëndësishme se kurrë.
Ndërsa përkufizimi i punës vazhdon të evoluojë, ekspertët parashikojnë se kompanitë që miratojnë modele fleksibël pune si mikro-turnet do të jenë në një pozicion më të mirë për të tërhequr dhe mbajtur talentin e së nesërmes.
Për më tepër, punëtorët në distancë e kanë përqafuar tashmë këtë model, duke u larguar midis telefonatave për të larë rrobat, për të marrë fëmijët nga kopshti apo shkolla pas një takimi dhe duke punuar përsëri më vonë për të përfunduar punën.
Me rregullimin dhe mentalitetin e punëtorëve, që po zhvendosen drejt mikro-turneve më të qëndrueshme dhe të parashikueshme, kompanitë që shfrytëzojnë këtë qasje më të personalizuar do të sfidojnë supozimet e vjetruara në lidhje me punën dhe do të zhbllokojnë një grup të madh talentesh të pashfrytëzuara. / shqip. al