Botë e Çuditshme

U pushua nga puna pasi u largua një minutë më herët, kinezja fiton gjyqin!

Një grua kineze, e cila u dëbua pasi u largua nga puna një minutë më herët, ka fituar gjyqin kundër ish-punëdhënësit të saj. Gruaja, me mbiemrin Wang u pushua nga puna nga kompania e paidentifikuar, me bazë në Guangzhou, provincën Guangdong, në fillim të këtij viti, ku ajo kishte punuar për tre vjet me një rekord mjaft të mirë të performancës. Gjykata vendosi se kompania e kishte shkarkuar Wang në mënyrë të paligjshme dhe se asaj duhet t’i paguhej kompensim, shuma e të cilit nuk është e qartë.

Rikujtojmë se një menaxher departamenti u pushua nga puna për shkak se bëri “një sy gjumë” pas një udhëtimi me makinë në punë natën vonë. Por tani ai ka fituar 350,000 juanë (rreth 46,000 euro) si kompensim. Gjykata vendosi se shkarkimi i veteranit të një kompanie kimike ishte i tepruar. Zhang, një punonjës prej mbi 20 vitesh në një kompani kimike në Taixing, provincën Jiangsu të Kinës, u pushua nga puna pasi kamerat e vëzhgimit e kapën atë duke pushuar në tryezën e tij.

Një raport i fundit tregon se kompanitë janë të pakënaqura me punonjësit e rinj të brezit Z (Gjenerata Z) dhe mund të shmangin punësimin e të diplomuarve të rinj në të ardhmen. Për shumë të diplomuar të rinj që përballen me ankesa për mënyrën se si përshtaten në vendin e punës, punëdhënësit raportojnë një pasiguri në rritje për t’i punësuar ata, sipas një raporti nga platforma këshilluese për arsim dhe karrierë, ‘Intelligent’. Raporti, i bazuar në një anketë me rreth 1,000 menaxherë të punësimit, ka zbuluar se një në gjashtë punëdhënës ishte i pasigurt për të punësuar punonjës nga brezi Z kryesisht për shkak të reputacionit të tyre për të qenë të privilegjuar dhe se ofendohen lehtë.