Showbiz

Miley Cyrus fillon bashkëjetesën me të dashurën e re

Burime pranë këngëtares së famshme Miley Cyrus kanë konfirmuar se ajo dhe modelja Kaitlynn Carter po bashkëjetojnë.

Menjëherë pas ndarjes nga Liam Hemsworth, Miley u pa të puthej me modelen dhe ky lajm qarkulloi me shpejtësi në rrjet duke habitur të gjithë publikun.

Miley publikoi edhe një projekt muzikor i quajtur “Slide Away” ku flet mbi marrëdhënien e dështuar me aktorin britanik me të cilin lidhi kurorë pas 10 vitesh dhe u nda përfundimisht vetëm pas 8 muajsh martesë.

26-vjeçarja dhe Kaitlynn së fundmi janë parë kudo në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe duken të lumtura së bashku.