Këngëtarja e famshme Miley Cyrus dhe modelja Kaitlynn Karter i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 1 mujore.
Këtë e kanë konfirmuar burime pranë revistës “People” të cilët kanë theksuar se ajo e vajzave ishte një ‘aventurë e çmendur’.
Megjithëse e tillë, ato nuk kishin aspak ndrojtje që të dilnin në publik me njëra-tjetrën madje së fundmi të merrnin hapin e madh të bashkëjetesës.
Ish-partneret i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre në mënyrë paqësore dhe do të vazhdojnë të mbeten mikesha pavarësisht historisë së tyre.