Showbiz

Miley Cyrus vjen për herë të parë në Kosovë

Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus ashtu si shumë artistë të tjerë shqiptarë e të huaj do t’i bashkohet Dua Lipës për festivalin “Sunny Hill”.

Ajo do të performojë më 2 gusht dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja shqiptare Dua Lipa. 23-vjeçarja ka postuar një video të shkurtër në Instagram ku konfirmon pjesëmarrjen e Cyrus.

Pak ditë më parë u konfirmua edhe pjesëmarrja e reperit të dashur Gashi si edhe dj dhe producenti legjendar Calvin Harris.