Bruna Carolina Peres është një grua braziliane e cila në rrjetet sociale njihet si “Barbie”. Me më shumë se 20 milionë ndjekës në TikTok dhe 451 000 në Instagram, bukuroshja sapo është shpërngulur në shtëpinë e saj të ëndrrave, që sigurisht është e gjitha në ngjyrë rozë.
Bruna Barbie, e cila jeton në Parana të Brazilit, thotë se e ka marrë frymëzimin për stilin e saj të jetës nga filma si “Legally Blonde” dhe “Mean Girls”. Ndërkaq, ajo u shpreh se:
Gjithmonë më ka pëlqyer Barbie. Që kur isha fëmijë, e kam parë dhe admiruar. Kur hyra në adoleshencë, vendosa të kopjoj stilin e kukullës. Kështu u bëra e famshme.







Ndërkaq, rikujtojmë se “Barbie” është padyshim një nga filmat më të shumëpritur të vitit. Pak nga pak po shohim previews zyrtare të filmit. Së fundmi u publikua traileri zyrtar, si dhe postera me aktorë dhe të ftuar që do të jenë në film. Një nga më befasuesit është padyshim Dua Lipa, e cila tashmë kishte konfirmuar pjesëmarrjen e saj. Megjithatë, vetëm tani kemi imazhin se si do të duket në film një nga këngëtaret më të suksesshme sot në botë.