Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve me një set të ri fotografish në Instagram, ku shfaqet me reçipeta lateksi ngjyrë rozë dhe një fund të shkurtër, duke sjellë një look të frymëzuar nga stili “Barbie”.
28-vjeçarja, themeluese e “Kylie Cosmetics”, publikoi disa selfie nga prapaskenat, të cilat u bënë menjëherë virale.
Ndër komentet më të spikatura ishte ai i mikeshës së saj të ngushtë, Hailey Bieber, e cila shkroi me entuziazëm:
Po!!! Pikërisht!
-duke marrë mbi 1,000 pëlqime vetëm për reagimin.
Në pamje, Kylie e kompletoi look-un me thonj rozë çamçakëz dhe grim të plotë, duke theksuar buzët me një nuancë vjollce me shkëlqim.
Ky postim erdhi vetëm disa ditë pas bashkëpunimit të saj me Hailey-n për një video të përbashkët promocionale, ku dyshja shfaqej brenda një makine luksoze duke prezantuar lapsin e buzëve “Bend” nga Rhode dhe “Coconut” nga Kylie Cosmetics.
Dy mikeshat e famshme risollën edhe kujtime nga miqësia e tyre, duke publikuar një krahasim mes fotove të vitit 2016 dhe atyre të sotme. “2016 vs 2025”, shkroi Kylie, ndërsa Hailey e ripostoi me fjalët:
Kjo më bën emo