Qeveria ka vendosur të riformatojë mënyrën sesi mbikqyret sektori minerar lidhur me emergjencat apo rastet e aksidenteve. Kështu Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave shkrihet duke krijuar Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera. Ky institucion do të jetë në varësi direkte të Ministrisë për Infrastrukurën dhe Energjinë.