Aktualitet

Ministri Cakaj nis vizitën e tij zyrtare në SHBA

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nisi vizitën e tij në SHBA për të marrë pjesë në Ministerialin e NATO-s, si dhe për të zhvilluar një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues të lartë amerikanë. Cakaj, u prit nga senatori Ron Johnson, Kryetar i Nënkomitetit të Senatit për Evropën dhe Bashkëpunimin e Sigurisë Rajonale si dhe kongresmenin Lee Zeldin. Në fokus ishin zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri.