Ministri i Mjedisit, në kuadër të një aksioni të ndërmarrë nga ky dikaster. Blendi Klosi tha se 20 mijë e 740 individë dhe 905 mjete u angazhuan në Javën e Tokës për të pastruar segmentet lumore dhe bregdetare në prag të sezonit turistik. Duke përgëzuar këtë operacion, ministri i Turizmit dhe Mjedisit siguroi se tani e tutje ndotësit do të përballen me ligjin individualisht.