Aktualitet Sociale

Ministri Malaj: Ja mbështetja financiare përmes ndryshimeve në buxhet!

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur disa nga aktet normative që janë miratuar nga qeveria për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025.

Përmes një videoje të shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social në Facebook, Malaj shpjegon se disa nga çështjet kryesore që u miratuam “nëpërmjet këtij akti normativ janë mbështetja financiare për familjet të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe për personat me aftësi të kufizuar apo kujdestarët e tyre”.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam aktin normativ të fundit të vitit për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025.

Disa nga çështjet kryesore që miratuam në përmjet këtij aktin normativ janë mbështetja financiare për familjet të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe për personat me aftësi të kufizuar apo kujdestarët e tyre.

Gjithashtu, Malaj bën të ditur se masa e mbështetjes financiare në formën e bonusit të fund të “vitit do të jetë 15.000 lekë apo rreth në 150 euro. Në total nga kjo nisëm, do të përfitojnë rreth në 148.500 qytetarë me një fond total prej rreth 2.2 milard lekësh”.

Sipas tij, një nga vendimet më të rëndësishmet të ndërmarra nga Këshilli i Ministrave  lidhet me përdorimin e fondeve nga ana e ministrive apo institucioneve buxhetore.

Është vendosur që për të gjitha të fonde të cilat nuk do të shpenzohen nga ministritë apo nga institucionet buxhetore do të kalojnë në fondin e veçantë të pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.

Nga një vlerësim paraprak që ka bërë Ministria e Financave, vlerësohet se shuma që minimalisht do të kalojë në këto llogari do të jetë në masën 150 milion e euro. Kjo shumë do të përdoret për reformën e pensioneve të cilën kjo qeveri tashmë e ka nisur”, theksoi Malaj.

Nëpërmjet këtij akti normativ, qeveria do të mbështesë edhe sektorin e bujqësisë, “ku fermerët do të përfitojnë një shumë prej rreth 2 miliard lekësh shtesë nëpërmjet skemave mbështetëse”.

Në total, fondi i alokuar për vitin 2025, ku fermerët kanë përfituar drejtpërdrejt nëpërmjet këtyre skemave mbështetëse, shkon në masën 6.4 miliard lekë, krahasuar me 5.3 miliardë lekë që ishte në vitin 2024.

Gjithashtu, Shëndetësia është një tjetër sektor që do të mbështetet nëpërmjet këtij Akti Normativ ku sipas Malajt, do të përfitojë 18 milion euro shtesë, mbështetje për ilaçe në spitale.

Edhe pushteti vendor do të përfitojë nëpërmjet këtij Akti Normativ duke u mbështetur me rreth 1.2 miliardë lekë shtesë, fonde të cilat do të përdoren për të shlyer detyrimet më të vjetra të parapambetura. Në total, vlera që po i alokojmë pushtetit vendor është e barazvlefshme me rreth 40% të detyrimeve të prapambetura që kanë këto bashki.

Këto janë vetëm disa nga politikat që kemi parashikuar në këtë Akt Normativ, natyrisht për të garantuar që fondet publike të përdoren aty ku nevoja është më e madhe. Ministria e Financave, nga ana tjetër, është këtu për të garantuar stabilitetin ekonomik, si dhe të zbatojë politika të cilat synojnë mirëqenien sociale të qytetarëve të vendit tonë, përfundon ministri Malaj.