Komisioni i Senatit për Çështjet Juridike miratoi një projektligj i cili mbron nga shkarkimi arbitrar Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller. Ky i fundit po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016. Mbështetësit e projektligjit e cilësojnë atë një fitore të sundimit të ligjit dhe në mbështetje të pavarësisë së Prokurorit të Posaçëm.