Gjatë natës, zjarrfikësit, të ndihmuar nga banorët e fshatit Thirre të Mirditës luftuan më flakët që përfshinë zonën, duke djegur 10 hektarë me pisha e shkurre. Gjithashtu, zjarri rrezikoi 10 banesa që ndodheshin pranë vatrave të zjarrit. Tashmë, situata është vënë nën kontroll.