Sport

Mjaftojnë 70 milionë euro, Xhuntoli hidhet në sulm për mesfushorin e kombëtares italiane

Në pritje të mundësisë për të siguruar kualifikimin në Champions nga fusha e lojës, Juventusi ka nisur tashmë lëvizjet në merkato për verën që po vjen. Objektivi i Xhuntolit është të sjellë në Torino të paktën tre lojtarë të nivelit të lartë, një për çdo repart.

LEXO EDHE: Juventusi prezanton trajnerin e ri, Igor Tudor: Dua të qëndroj 10 vite te ‘Zonja’!

Një mbrojtës do të mbërrijë me siguri, ashtu si një sulmues, pasi historia me Vlahoviçin duket se do të ndërpritet. Dhe pastaj është mesfusha, ku vetëm Lokateli dhe Turam janë të sigurt për një vend. Në këtë repart, ëndrra e pronarëve është drejtuar te Sandro Tonali, i cili ka kontratë me Njukasëllin deri në vitin 2028. Emri i mesfushorit të Milanit, që rikthehet në mode, është shumë i pëlqyer. Ai do të ishte simboli perfekt i Juventusit të ri, me markë Xhon Elkanin.

LEXO EDHE:  Vlahoviç rikthehet në qendër të projektit, Igor Tudor kërkon që serbi të marrë mbi “supe” Juventusin
Kjo do të thotë i ri, i talentuar dhe sidomos italian. Sigurisht, jemi përballë një profili tashmë ndërkombëtar dhe prandaj edhe të shtrenjtë, siç thekson La Stampa. Për më pak se 60-70 milionë euro, do të jetë një mision i vështirë ta largosh nga “qymyrxhinjtë”.

Ajo që e komplikon situatën është dashuria që tifozët e Njukasëllit kanë për 24- vjeçarin, i cili është i kërkuar edhe nga klube të tjera europiane. Çmimi është frikësues, por duhet të merret parasysh mundësia e përdorimit të lojtarëve si pjesë e marrëveshjes. Një emër që mund të përmendet? Douglas Luiz.