Sport

ZYRTARE/ “Bomba” e merkato te Tirana, bardheblutë firmosin me sulmuesin që u ble 900 mijë euro

Tirana “pa frena” në merkato. Drilon Hazrollaj, është goditja e bujshme e bardhebluve siç “Panorama Sport” raportoi ekskluzivisht. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kryeqytasit kanë bërë me dije se 22-vjeçari nga Kosova, i bashkohet klubit në formë huazimi nga FC Rapid 1923, me të drejtë blerjeje përfundimtare të kartonit.

Marrëveshja mes dy klubeve parashikon mundësinë që KF Tirana ta bëjë transferimin e lojtarit përfundimtar në përfundim të periudhës së huazimit, sipas kushteve të dakordësuara.

Vlen të theksohet fakti se Rapidi e bleu kartonin e 22-vjeçarit për një shumë të raportuar prej 900 mijë eurosh.

Problemet me dëmtimet ishin një faktor, që Hazrollaj nuk shpërtheu në Rumani. Sulmuesi rreth 300 minuta në 14 paraqitje, ndërsa nuk ia doli të shënonte apo asistonte.