Gossip Politikë

Moment i sikletshëm për Presidentin Macron: Brigitte e shtyn në fytyrë dhe e quan “humbës”? Cila ishte biseda?

Presidenti francez Emmanuel Macron është përballur me një situatë të pakëndshme gjatë një vizite zyrtare në Vietnam, kur bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, e shtyu papritur në fytyrë në çastin që po zbrisnin nga avioni presidencial.

Momenti është kapur nga kamerat dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.

Sipas gazetës britanike “The Express”, një lexues buzësh ka interpretuar fjalët e çiftit, duke zbuluar detaje të tensionuara nga debati i tyre, i cili mendohet të ketë ndodhur brenda avionit përpara zbritjes.

Brigitte thuhet se i është drejtuar presidentit me fjalët:

Largohu, o humbës

Ndërsa ai përpiqej ta qetësonte atmosferën me:

Të lutem, le ta provojmë

Në momentin që dera e avionit u hap dhe Macron doli për të përshëndetur, Brigitte u pa duke e shtyrë në fytyrë, duke e lënë presidentin të habitur dhe të sikletosur përballë stafit dhe kamerave.

Ai tentoi të ruante qetësinë me një buzëqeshje të detyruar dhe përshëndeti me dorë, për të shmangur vëmendjen nga incidenti.

Në vazhdim, teksa zbrisnin shkallët e avionit, Macron i ofroi krahun bashkëshortes së tij, por ajo e refuzoi dhe u mbështet në kangjellat anësore, duke e injoruar publikisht.

Në fund të shkëmbimit, presidenti u dëgjua të thoshte me qetësi:

E kuptoj.

Ndonëse nuk ka ende një reagim zyrtar nga Pallati Elize për incidentin, momenti ka ndezur spekulime mbi tensionet në marrëdhënien e çiftit presidencial francez, pikërisht në prag të një vizite të rëndësishme diplomatike në Azinë Juglindore.