Bota

Momente paniku, kitaristi legjendar amerikan Carlos Santana rrëzohet në skenë!

Kitaristi legjendar amerikan Carlos Santana së fundmi është rrëzuar në skenë gjatë një koncerti pranë Detroit, Michigan. Personeli mjekësor e trajtoi 74-vjeçarin në Clarkston dhe më vonë u dërgua në departamentin e urgjencës të një spitali lokal për vëzhgim. Santana, i cili ka lindur në Meksikë, më vonë shkroi në faqen e tij në Facebook se ai harroi të hante dhe të pinte ujë dhe kështu që u dehidratua.

Menaxheri i tij Michael Vrionis tha se muzikanti ishte shumë mirë me gjendjen e tij shëndetësore megjithatë shtoi se një shfaqje e planifikuar për 6 korrik në Burgettstown, Pennsylvania, do të shtyhet për një datë të mëvonshme. Janë shfaqur pamjet që tregojnë Santana-n në momentet e tij kur rrëzohet në skenë në teatrin muzikor të Clarkson’s Pine Knob.

Rikujtojmë, se kitaristi dhe grupi i tij Santana kanë qenë në turne në Amerikën e Veriut me shfaqjen e tyre Miraculous Supernatural. Ata u bënë të famshëm në vitet 1960 dhe ’70, duke qenë pionierë në një bashkim të rock-and-roll dhe xhazit të Amerikës Latine. Ndër hitet më të mira të grupit janë ‘Black Magic Woman’, ‘The Game of Love’ dhe ‘Oye Como Va’. Shkurtin e kaluar, Santana dhe anëtarët e tjerë të grupit rezultuan pozitivë me COVID-19 dhe iu desh të anulonin disa shfaqje.