I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Ilir Beqiri i cili ka komentuar lojën e banorëve në edicionin e katërt të “Big Brother VIP” dhe ka dhënë mendimin e tij për hyrjen e Xhenetës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për lojën e mosreagimeve.
Unë po e shikoja pak sepse po prisja telefonatën e regjisë dhe ishte shumë interesante. Gjesti u zgjua menjëherë, ajo vajti dhe e ngacmoi pak tek lavanderia. Nuk më duket si shumë mosreagim nga ana e Gjestit sepse Xheneta ka një veti shumë të këndshme me aq sa e kam ndjekur unë. Di si ti hyjë njerëzve nën lëkurë kështu që ata po ngacmohen pak në distancë. Tani nuk e di sepse kjo mund të jetë edhe një penalizim për Gjestin.
E priste Iliri që një ngjarje e tillë të ndodhte?
Jo, absolutisht që jo. Është një surprizë shumë e bukur. Mezi pres edhe zhvillimet dhe reagimet.