Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person ka mbetur i vrarë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi. Viktima u identifikua si shtetasi Valter Lleshi.