Aktualitet Politikë

Monitoruesja e OSBE-ODIHR, Glover: “Raporti jonë prezantohet të hënën, do të shohim gjithë procesin!”

Shefja e misionit të vëzhgimit të OSBE, Andrey Glover në një deklaratë për mediat tha se raporti i OSBE për zgjedhjet do të prezantohet të hënën. Glover tha se do të shohin të gjithë procesin, ndërsa theksoi se deri më tani ka qenë situatë e lehtë.

Ne kemi vazhduar procesin edhe para ditës së zgjedhjeve, ka ende pyetje pa përgjigje lidhur me procedurat. Do të shohim fundin e procesit për të bërë vlerësimet përfundimtare. Thjesht duhet të presim akoma. Procedurat e djeshme, siç janë shpërndarja e materialit do jenë pjesë e raportit tinë. Zgjedhjet nuk mund të krahasohen, secila zgjedhje është unike. Padyshim që edhe këtë pjesë të procesit shohim me pajisjet identifikuese do shkojmë te ndjekim edhe votimin elektronik.